E hënë, 17 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Një pjesë e Kisella Vodës dhe Ilindenit nesër pa energji elektrike

Disa përdorues të rrugës “Sasa” në lagjen Pintija në komunën e Kisella Vodës nesër nga ora 08:30 deri në ora 12:00 do të jenë pa energji elektrike.

Nga ora 9:00 deri në ora 15:30, pa rrymë do të jenë edhe përdoruesit nga rruga “Hristo Tatarçev”, nënrrethi numër “13” në të njëjtën komunë, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 15:00, përdoruesit nga rruga “500”, nga numri 24 deri në numrin 45 në fshatin Marino, komuna e Ilindenit.

Siç njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punëve të planifikuara në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm