E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Një raport zyrtar për incidentin ndërshtetëror

Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur…”, ka thënë Kurti

 

Zenel MIFTARI

Shkup, 5 gusht – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra, sot ishte për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut për të takuar kryeministrin Hristijan Mickoski. Në agjendën e bisedimeve ishin jenë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, bashkëpunimi rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për të dyja vendet. Kjo vizitë nuk kishte të bëjë me incidentin e javës së kaluar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, pasi takimi ishte rregulluar më 20 korrik, por megjithatë ishte  ndër temat e agjendës së përgatitur paraprakisht, e fokusuar në çështjet kryesore dypalëshe.

 

MARRËDHËNIE MIQËSORE MAQEDONI-KOSOVË

Pas takimit Mickoski-Kurti, është zhvilluar konferenca e përbashkët për shtyp ku Mickoski ka thënë se Kosovën do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale dhe do të punohet ngushtë për të ndërtuar rrugë të reja, duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren. Mickoski ka thënë si qeveri e re e kemi qëllim që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha të dyanshme. “Kemi rënë dakord që të rrisim komunikimin por edhe tregtinë e përbashkët. Kemi biseduar për rrugën Bllacë-Shkup, por edhe për lidhjen e Tetovës me Prizrenin”, tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski gjithashtu ka komentuar edhe ngjarjet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se udhëtimet komerciale janë të njëjta edhe për atë si kryeministër, por edhe për zyrtarët tjerë shtetëror të vendit dhe shtetet tjera.

“Njëkohësisht kemi hapur temat që në rrafshin politik janë të rëndësishëm për të dyja vendet, posaçërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e KoSOVës. Po ashtu nga të pranishmit ishte theksuar se sipas informacioneve që kemi marrë nga personat zyrtar të aeroportit TAV është se po ndjeken standardet e qarta ndërkombëtare kur ka fluturime komerciale dhe se në procedura të tilla jam i nënshtruar edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe gjithë personat që e kalojnë pjesën VIP. Por kjo për ne shkaktoi një ndjenjë për të cilën ndjehemi keq dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet dhe unë personalisht kam theksuar se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si gjithë qytetarët e Kosovës, dhe personalisht nëse do e marr me kohë informacionin do të kisha nderin ta pres në aeroport dhe së bashku ta shoqërojë në kohën që do të qëndrojë në aeroport që të shmangim lloj të tillë të incidentit”, tha Mickoski.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media, u deklarua lidhje me ngjarjen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai u shpreh se ngjarja e ndodhur në Shkup ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Osmani.

“Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situata të tilla”, u shpreh Kurti.  Ai shtoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë marrëdhënie të mira bilaterale. “Ne  kemi marrëdhënie të mira bilaterale, derisa në çdo fushë kemi punuar dhe kemi rritje të cilësisë e po ashtu, edhe të ekonomisë e tregtisë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Kurti erdhi në RMV dhe në gusht të vitit të kaluar, kur vizitoi vetëm Komunën e Tetovës dhe Çairit, u takua me përfaqësues të partive opozitare të shqiptarëve, por jo me partitë në pushtet, as me përfaqësues të pushtetit të atëhershëm. Mikpritësit e tij, kryetarët e Tetovës dhe Çairit, u kritikuan për ikonografinë e pritjes së Kurtit, e cila kaloi pa asnjë simbol shtetëror të RMV-së. Si rast formal për atë vizitë është theksuar bashkëpunimi dhe lidhja me komunat, p.sh., me seksionin Tetovë-Prizren. Të njëjtin seksion BDI e kishte premtuar në program për katër cikle zgjedhore – nga viti 2011 deri në vitin 2020, por pa rezultat. Vitin e kaluar është vënë theksi në rëndësinë e asaj rruge për lidhjen e komunave rreth malit Sharr dhe bashkëpunimin në turizmin malor, duke pasur parasysh se rruga aktuale nga Tetova në Prizren mund të kalohet për rreth 3 orë dhe me ndërtimin e së resë, do të kalohej në vetëm 30 minuta. Në vitin 2021, kryeministrat Zaev dhe Kurti nënshkruan “Memorandumin e Mirëkuptimit”, me shpresën se ndërtimi do të përfundonte brenda 2-3 viteve, por ai afat kaloi pa rezultat.

 

NUK ËSHTË HERA E PARË

Përderisa nga Prishtina ankohen për sjellje të papërshtatshme për një kohë të gjatë, edhe e Majta thekson se nuk ishte incidenti i parë ndërkombëtar i Vjosa Osmanit. “Këtë lloj incidenti Osmani e ka shkaktuar me linjat ajrore ‘Turkish Airlines’ dhe ‘Austrian Airlines’, gjatë së cilës kompanitë nuk kanë lejuar ngritjen e avionëve derisa të respektohen standardet ndërkombëtare të aviacionit për trafikun civil”, thonë nga e Majta. E Majta njoftoi se do të paraqesë interpelancë për kryeparlamentarin Afrim Gashi, i cili nuk kishte kompetencë të reagonte në atë rast me sigurimin e tij dhe po kërkojnë nga kryeministri që t’i mbrojë institucionet vendore. “Me faktin se Osmani e ka anashkaluar tërësisht MPB-në dhe MPJ-në dhe ka thirrur kryeparlamentarin Gashi, është vërtetuar se një pjesë e kësaj qeverie kontrollohet drejtpërdrejt nga Kurti. Presim që në takimin e paralajmëruar Mickoski-Kurti, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë të ngrihet në këmbë në institucionet maqedonase dhe ta dënojë qartë këtë sjellje skandaloze të presidentes të Kosovës”, thanë nga e Majta. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm