E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Një roboti që operon kataraktin e syrit

Një krah i ri i telekomanduar  ka provuar se është i aftë për mikro-lëvizjet  dhe me precizon ideal për një nga operacionet më të zakonshme dhe gjithashtu me delikat të kirurgjisë së syrit. Dorë e qëndrueshme, krahë i shkurtër dhe saktësi për tu pasur zili: është roboti i ri për operacionet kirurgjike të telekomanduara, që premton të minimizojë diferencën e gabimit të një prej operacioneve më të zakonshme të syrit: kataraktin. Kjo procedurë, që çdo vit bëhet tek 20 milionë njerëz, bëhet e nevojshme kur kristalina, lentja natyrale e syrit, me kalimin e moshës humb gradualisht transparencën.  Ndërhyrja përfshin hapjen e syrit në mënyrë rrethore në pjesën e parme të tij dhe në të futet një lente artificiale. Ky është një operacion rutinë, i cili në përgjithësi ka rezultate të mira, por që kërkon një dorë të qëndrueshme për të shmangur  dëmtimin e kristalinës, një nga komplikacionet më të shpeshta. Por, si është bërë?

Axsis, sistemi robotik i zhvilluar nga gjigandi i teknologjisë Cambridge Consultants, përbëhet nga dy gërshërë të vogla, të afta që të operojnë në një hapësirë prej 10 milimetrash- dimensionet e kristalinës- me një saktësi që nuk arrihet nga dora e njeriut. Mjetet e profesionit, që në versionin final do të zëvendësohen nga bisturitë, janë montuar tek krahët e robotit, që janë ultra fleksibël dhe të forta njëkohësisht.  Ato janë përbërë nga i njëjtin material si ai velave diellore të NASA-s. Për të manovruar robotin, kirurgu ulet përballë një ekrani që ka një levë, e cila i lejon atij që të, manovrojë krahun e robotit dhe për të kryer operacionin. Nga ky pozicion mund të shihen imazhet dhe mund të shmangen gabimet njerëzore, siç është dëmtimi i kristalinës. Në krahasim me robotët e tjerë kirurgë që kanë bërë operacione, të cilët ofrojnë instrumente të gjata dhe largpamëse, Axis  ka dimensione më të vogla dhe do të ishte i pari që ndërhynte në një katarakt. Edhe nëse disa prej okulistëve nuk e shohin si të nevojshëm, për shembull në lidhje me kirurgjinë me lazer – në të ardhmen mund të adoptohet për operacione mikro-kirurgjike, siç është ajo e stomakut dhe zorrëve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm