E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Një vit nga marrëveshja, projekti nuk duket askund!

Një vit nga nënshkrimi i marveshjes për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, as një lëvizje për realizimin e këti projekti. Kështu shkruan në profilin e tij ish-zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ndërkohë që para një viti, ishte pikërisht Rexhepi që me ministrin e Transportit të Kosovës, e kiahte firmosur marrëveshjen për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Ndryshe, rruga e shumëpërfolur Tetovë-Prizren, përderisa nga pjesa e Kosovës ka filluar të ndërtohet, nga pjesa e Maqedonisë së Veriut – projektimi i tunelit ende mbetet në labirintet institucionale. Bashkë me tunelin pritet që të projektohet edhe rruga nga Tetova.

Nga pjesa e Kosovës, marrëveshjet janë miratuar dhe buxheti është ndarë, ndërsa informacionet e fundit janë se atje punohet pa ndërprerë edhe në këtë periudhë. Nga ana e Maqedonisë, rruga është në fazën e përgatitjes së projektit të tunelit në gjatësi prej 6.2 kilometrave. Deri më tani është formuar vetëm grupi i punës i cili do të punojë për shpalljen e tenderit për projektin e tunelit.

Rruga Tetovë-Prizren është premtuar disa herë nga ana e përfaqësuesve të koalicionit VLEN madje kjo është premtuar edhe gjatë qëndrimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tetovë dhe në fshatrat e Malësisë së Tetovës. Megjithatë, për dallim nga pjesa e Maqedonisë së Veriut, nga qeveria e Kosovës ky projekt është avancuar edhe më shumë. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm