E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-2.2 C
Skopje

Njëqind milion euro më shumë buxhet do të ketë për institucionet e shëndetësisë këtë vit, deklaroi Mickoski

Institucionet shëndetësore publike këtë vit do të marrin buxhet të rritur për njëqind milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së çelësave nga ndërtesa e re e destinuar për familjet e rrezikuara sociale në komunën e Koçanit.

“Mund të them se institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet mbi njëqind milionë euro në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar dhe nëse vitin e kaluar buxheti ishte diku rreth 27 miliardë denarë, tani është diku rreth 33.2 miliardë denarë apo 540 milionë euro”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se pagesa e rritjes së të ardhurave personale për mjekët dhe personelin mjekësor do të vazhdojë me pagën e muajit mars.

Mickoski shprehu besimin se më në fund qytetarët do t’i marrin shërbimet shëndetësore që meritojnë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm