E martë, 11 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Njihuni me të gjitha vendimet e Donald Trump pas marrjes së pushtetit! Nga mosnjohja e personave transgjinor deri te de klasifikimi i Dosjes ”Kenedy”

Donald Trump ka nisur javën e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë me një ndalim kontrovers të të gjithë ndihmës federale.

Pauza e financimit, e zbuluar në një memo dërguar agjencive qeveritare, do të hynte në fuqi të martën në mbrëmje, por u ndalua nga një gjykatës federal në momentet e fundit.

Gjithashtu të martën, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që godet kujdesin mjekësor transgjinor për nën 19 vjeçarët.

Ai ka nënshkruar një sërë urdhrash që nga marrja e detyrës, që synojnë goditjen e imigracionit të paligjshëm dhe riformësimin e qeverisë federale. Trump gjithashtu ka lëshuar një sërë falje dënimesh kontroverse.

Përdorimi i tij i urdhërave ekzekutivë, i shpejtë dhe i gjerë, mban peshën e ligjit, por mund të përmbyset më lehtë. Disa prej urdhërave ekzekutivë përballen me sfida ligjore.

Shpenzimet qeveritare

Ndalimi i ndihmës federale

Një memo prej dy faqesh nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit dhe dërguar agjencive qeveritare urdhëroi një pauzë për të gjitha grantet dhe huatë deri në mes të shkurtit, për të siguruar që të gjitha programet të përputhen me axhendën e administratës. Aksioni tani është në pritje.

Doge dhe Elon Musk

Trump ka nënshkruar një direktivë për krijimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (Doge) – një organ i ri këshillues për uljen e kostove të qeverisë. Pritet të drejtohet nga Elon Musk, për të cilin Trump tha se do të merrte një zyrë për rreth 20 punonjës.

Ngrirja e punësimit federal

Një urdhër tjetër ndalon çdo punësim të ri federal, me përjashtim të ushtrisë amerikane dhe disa kategorive të tjera, derisa administrata Trump të ketë kontroll të plotë mbi qeverinë.

Punonjësit federalë që kthehen në zyrë

Trump ka nënshkruar gjithashtu një memorandum që mandaton që punëtorët federalë duhet të punojnë në zyrë dhe nuk lejohen të punojnë nga shtëpia.

Mbrojtja

Trump nënshkroi një urdhër që mandaton një proces për të ndërtuar një mburojë mbrojtëse raketore të quajtur Kupola e Hekurt për të mbrojtur SHBA-në.

Ai gjithashtu miratoi lëvizje për të riformuar ushtrinë amerikane duke eliminuar programet e barazizë gjirone dhe racore (DEI) dhe duke i ndaluar rekrutët transgjinorë të regjistroheshin.

Emigracioni

‘Emergjencë kombëtare’

Trump ka shpallur se “sovraniteti i Amerikës është nën sulm”, duke e deklaruar këtë si një emergjencë kombëtare që i lejon atij të lirojë më shumë fonde për të përforcuar kufirin me Meksikën.

Muri kufitar

E njëjta direktivë u thotë zyrtarëve që të rinisin përpjekjet për të ndërtuar një mur kufitar me Meksikën që filloi nën presidencën e tij të parë. Ky nuk është një urdhër ekzekutiv dhe është e paqartë se si mund të financohet një përpjekje e tillë.

Shtetësia nga lindja

Trump ka urdhëruar që zyrtarët t’u mohojnë të drejtën e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve në SHBA, në mënyrë të paligjshme ose me viza të përkohshme. Kjo iniciativë përballet me sfida ligjore.

Emërtimi terrorist për bandat dhe kartelet

Trump ka cilësuar kartelet e drogës dhe bandat ndërkombëtare si organizata të huaja terroriste, duke shtuar grupe si banda salvadorane MS-13 në një listë që përfshin të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Mbyllja e rrugëve ligjore

Urdhri mbylli gjithashtu një tubacion të madh imigracioni të epokës Biden: një iniciativë sponsorizimi që lejoi deri në 30,000 migrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela të fluturonin për në SHBA. Ai ishte projektuar për të ulur kalimet e paligjshme.

Zhvendosja e refugjatëve

Trump ka pezulluar programin amerikan të rivendosjes së refugjatëve, megjithëse detajet mbeten të paqarta.

Tarifat

Trump ka thënë se tarifat e përgjithshme ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës mund të vendosen më 1 shkurt.

Ai ka urdhëruar zyrtarët federalë të rishikojnë marrëdhëniet tregtare të SHBA për praktika të padrejta, duke përfshirë ato me Kanadanë, Meksikën dhe Kinën.

Një grindje me Kolumbinë për dëbimet shkaktoi një kërcënim nga Trump për të vendosur tarifa 25%, por u arrit një marrëveshje për të shmangur një luftë tregtare.

Klima dhe energjia

Tërhiqje nga marrëveshja e Parisit (përsëri)

Trump ka nënshkruar tërheqjen nga marrëveshja e Parisit për klimën, marrëveshja historike ndërkombëtare për të kufizuar rritjen e temperaturave globale. Do të duhet një vit para se tërheqja të ndodhë. Ai më parë u tërhoq në 2017, përpara se Biden të rifutej në marrëveshje.

‘Emergjenca energjetike’

Trump ka shpallur një “emergjencë kombëtare të energjisë”, duke premtuar se do të mbushë rezervat e naftës. Në fjalimin e tij inaugurues, ai u zotua të “shpojë, zemër, të shpojë” (drill baby drill) për më shumë lëndë djegëse.

Karburanti i Alaskës

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv të titulluar “çlirimi i potencialit të burimeve të jashtëzakonshme të Alaskës”, duke u zotuar të “zhbllokojë” naftën, gazin dhe burimet e tjera natyrore nga shteti.

Fundi i marrëveshjes së re të gjelbër

Trump ka ndalur Marrëveshjen e Re të Gjelbër, një seri masash të Bidenit që synonin të nxisnin vendet e gjelbra të punës, të rregullonin industrinë e karburanteve fosile dhe të kufizonin ndotjen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të filluar procesin e tërheqjes së SHBA nga organi shëndetësor i OKB-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo është hera e dytë që Trump ka urdhëruar tërheqjen e SHBA-së nga OBSH, pasi Biden u rifut në të. Ai ishte kritik për mënyrën se si institucioni me bazë në Gjenevë e trajtoi Covid-19.

Diversiteti dhe gjinia

Personat transgjinorë

Trump ka deklaruar se SHBA do të njohë vetëm “dy gjini, mashkull dhe femër. Këto gjini nuk janë të ndryshueshme dhe janë të bazuara në realitetin themelor dhe të pakundërshtueshëm”. Vendimi do të prekë dokumentet zyrtare si pasaportat dhe vizat.

 

Një urdhër ekzekutiv i quajtur “Mbrojtja e fëmijëve nga gjymtimi kimik dhe kirurgjik” do të kufizojë aksesin në kujdesin mjekësor që konfirmon gjininë, si terapia hormonale dhe operacioni për të miturit.

DEI

Një memo, i ndjekur nga një urdhër ekzekutiv, ka mbyllur të gjitha zyrat e programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI) brenda qeverisë federale.

TikTok

Trump ka nënshkruar një direktivë që shtyn me 75 ditë zbatimin e një ligji që do të ndalonte aplikacionin kinez TikTok në SHBA, nëse nuk gjendej një pronar i ri amerikan.

Trump më parë mbështeti një ndalim të TikTok, por tregoi se ai ndryshoi kursin pasi videot e fushatës së tij tërhoqën miliarda shikime.

Trazirat e Kapitolit 2021

Falja e qindra personave që sulmuan Kapitolin e SHBA

Trump ka dhënë falje për afro 1600 mbështetës të tij, të cilët u arrestuan në trazirat në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021.

Ai i është referuar vazhdimisht të arrestuarve në trazira si “pengje”. Të paktën 600 u akuzuan për sulm ose pengim të punës së oficerëve federalë.

Të tjera falje

Aktivistë kundër abortit

Njëzet e tre persona të përshkruar nga Shtëpia e Bardhë si “protestues paqësorë pro jetës” u falën nga Trump. Dhjetë prej tyre u ndoqën penalisht nën administratën Biden për bllokimin e një klinike aborti në Uashington DC në vitin 2020.

Rruga e Mëndafshit

Trump tha se ai nënshkroi një falje të plotë dhe të pakushtëzuar për Ross Ulbricht, krijuesin e Rrugës së Mëndafshit, një treg i errët në internet ku shiteshin droga ilegale. Ulbricht u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2015 për një komplot të narkotikëve dhe pastrimit të parave, por Trump tha se kjo ishte tejkalim i kompentecave të qeverisë.

Përmbysja e politikave të Bidenit

“Amerikani i pari”

Trump ka njoftuar se po ndalon ndihmën e huaj, duke theksuar se ai dëshiron një rishikim të programeve të ndihmës së huaj.

Sanksionet e kolonëve izraelitë

Trump anuloi sanksionet që Biden filloi të vendoste ndaj kolonëve ekstremistë izraelitë dhe grupeve të kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar gati një vit më parë. Urdhri ekzekutiv i administratës së fundit ishte në përgjigje të një rritjeje të sulmeve ndaj palestinezëve dhe pronës së tyre në territor.

Ngrirja rregullatore

Një urdhër tjetër i urdhëron agjencitë federale të përmbahen nga nxjerrja e ndonjë rregulloreje të re derisa administrata Trump të ketë kontrollin e plotë të qeverisë.

Punëtorët federalë të pavaksinuar

Si pjesë e një direktive që ndryshon politikat e epokës Biden, Trump hoqi një mandat që punonjësit federalë duhet të vaksinohen me vaksinën Covid. Ai ka premtuar se do të rikthejë në detyrë 8000 pjesëtarët e shërbimit ushtarak që u shkarkuan se nuk pranuan të vaksinoheshin.

Ekonomia

Trajtimi i inflacionit

Trump ka nënshkruar një direktivë duke i kërkuar çdo departamenti dhe agjencie federale amerikane të adresojë koston e jetesës. Direktiva, e cila nuk është një urdhër ekzekutiv, u kërkon agjencive të shikojnë uljen e kostove të strehimit, kujdesit shëndetësor dhe sendeve kryesore shtëpiake, sendeve ushqimore dhe karburantit.

Trump kërkon një raport në 30 ditë. Nuk është e qartë se si administrata Trump synon të ulë këto kostot dhe kjo nuk është e detajuar në direktivë.

Inteligjenca Artificiale

Trump ka nënshkruar një direktivë të quajtur Heqja e Barrierave për Lidershipin Amerikan në Inteligjencën Artificiale, duke synuar ta bëjë SHBA-në “lider global në AI”.

Ai përputhet me njoftimin e fundit të Trump për Stargate, një projekt i propozuar prej 500 miliardë dollarësh që synon krijimin e qendrave masive të të dhënave të AI në SHBA.

Shkenca dhe teknologjia

Kjo direktivë do të krijojë atë që Shtëpia e Bardhë e quan Këshilli i Këshilltarëve të Presidentit për Shkencën dhe Teknologjinë.

Grupi do të përbëhet nga jo më shumë se 24 anëtarë, duke përfshirë një asistent të presidentit për shkencën dhe teknologjinë dhe një këshilltar special për AI dhe kriptot.

Grupi do të ketë për detyrë të këshillojë Trumpin për çështjet e shkencës dhe teknologjisë për të informuar vendimet e politikave dhe “të shfrytëzojë fuqinë e plotë të inovacionit amerikan”.

Teknologji financiare dixhitale

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të rregulluar dhe promovuar industrinë e kriptove dhe për të eksploruar krijimin e aseteve dixhitale.

Dokumente sekrete

Deklasifikimi i të dhënave për vrasjen e John F Kennedy

Trump ka nënshkruar një direktivë që urdhëron publikimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me vrasjen e presidentit John F Kennedy në vitin 1963, si dhe vrasjet e 1968 të senatorit Robert Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Riemërtimi i Gjirit të Meksikës

‘Gjiri i Amerikës’ dhe mali Denali i Alaskës

Trump ka urdhëruar sekretarin e Brendshëm që të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”.

I njëjti urdhër gjithashtu udhëzon sekretarin që të riemërtojë malin Denali të Alaskës në malin McKinley, për nder të presidentit të 25-të të Amerikës, të admiruar nga Trump.(Lapsi.al)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm