E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Rapper-i shqiptar Noizy (Rigels Rajku – ed.) u është vetëdorëzuar të martën e 5 nëntorit autoriteteve lizgjbatuese në Republikën e Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia prej muajit gusht.

Lajmi është konfirmuar për portalin “Express”, nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Reperi Noizy pak më parë është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast më pas do të intervistohet nga hetuesit policor, e me vendim të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë”, konfirmoi zyrtari.

Gjithashtu edhe rapper-i tjetër shqiptar, Stresi u vetëdorëzua në Policinë e Pejës më 1 nëntor, për t’u liruar me kusht një ditë më pas.

Noizy kërkohet për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Ai dhe individë të tjerë dyshohen se rrahën brutalisht dy persona (mes tyre edhe personazhin e TikTok-ut Medi Iseni) në një diskotekë në Pejë.

Gjithashtu, autoritetet kosovare kishin shpallur në kërkim edhe një person tjetër.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm