E enjte, 23 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Norvegjia rekord me makinat elektrike, 9 në 10 automjete që u shitën ishin me bateri!

Ndonëse është një prej vendeve prodhuese më të mëdha të naftës në Europë, Norvegjia kaloi çdo pritshmëri lidhur me automjetet elektrike. 9 prej 10 makinave që u shitën përgjatë 2024-ës në vendin nordik ishin elektrike, duke e vendosur Norvegjinë brenda objektivit për të eliminuar plotësisht makinat me djegie të brendshme.

Politikat e Norvegjisë synuan nxjerrje në mënyrë graduale nga tregu të makinave me benzinë e naftë për shkak të taksave të larta, duke përjashtuar nga importi dhe taksat mbi vlerën e shtuar të automjeteve elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare të Federatës Norvegjeze të Rrugëve, automjetet plotësisht elektrike përbënin 88.9% të makinave të reja të shitura në 2024, nga 82.4% që u ishin në vitin 2023.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjet e makinave që lëshojnë dioksid karboni deri në vitin 2035, por mund të lejojë shitjen e makinave që punojnë me karburant të prodhuar nga CO2 i kapur. Rritja e përqindjes së makinave elektrike në rrugët e Norvegjisë do të thotë se edhe sektorë të tjerë duhet të përshtaten, pasi në stacionet e stacionet e karburantit pompat e benzinës janë zëvendësuar me karikues elektrikë të shpejtë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm