E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Numërimi për përfaqësimin e sindikatave është në fazën përfundimtare, menjëherë pas kësaj seancë e KES-it

Komisioni për Përfaqësim po punon vazhdimisht, po numërohen kandidatët – anëtarë të sindikatave, por mendoj se procesi është në fazën e tij përfundimtare. Pres që të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe menjëherë pas kësaj të thirret një seancë e Këshillit ekonomik-social (KES), sepse ka shumë tema kyçe për diskutim, siç është shporta konsumuese, kurse duhet të merren edhe vendime”, tha sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri, Durmishi theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë përfaqësim të barabartë të sindikatave në mundësinë për të marrë vendime.

“Me sa kam informacine, Komisioni për Përfaqësim po punon vazhdimisht, numërohen kandidatët-anëtarë të sindikatave dhe është një proces më kompleks, por mendoj se është në fazën e tij përfundimtare. Në të njëjtën kohë, do ta ulim përqindjen e përfaqësimit nga 10 në 5 përqind me qëllim që të demokratizojmë dialogun në KES. Përndryshe, ne formuam Komisionin që duhet të bëjë numërimin dhe të vendosë se cila sindikatë është përfaqësuese. Nëse do të kishte përfunduar me këtë punë, supozoj se duhet të na informojë,” theksoi ministri.

Sipas tij, është e mundur që anëtarët e disa sindikatave të jenë numëruar, por procesi duhet të përfundojë plotësisht, në mënyrë që të numërohen anëtarët e të gjitha sindikatave.

“Me një prag shumë të lartë përfaqësimi, mund të futet një pengesë indirekte për sindikatat. Ka edhe punonjës të tjerë nga sindikata të tjera, do t’u japim mundësinë edhe atyre të veprojnë, të marrin vendime në KES, ky është qëllimi i Këshillit, dhe të mos ketë vetëm një sindikatë, theksoi Durmishi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm