E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

“Numri 1” rikthehet në fushë pas 3 muaj pezullim

Pas 3 muajsh pezullim për shkak dopingu, rikthehet në fushë tenisti italian Jannik Sinner. Ai arriti ta ruajë kreun e renditjes botërore për meshkuj edhe pse nuk luajti, falë gabimeve të kundërshtarëve të tij.

Gjithsesi, Sinner do të debutojë sot në turneun e shtëpisë, në turneun Masters të Romës. Ai është pritur me duartrokitje nga fansat e tij, pasi gjatë kësaj periudhe nuk i është lejuar as të stërvitet në publik.

Ka qenë një periudhë e vështirë për mua, pasi dëgjova shumë thashetheme e të pavërteta. Tani jam gati dhe mezi pres të luaj. Nuk ka qenë e lehtë pa stërvitje dhe në disa momente kam menduar edhe tërheqjen”, tha Sinner.

Më vjen mirë që rikthimin do ta bëj këtu në Romë, para fansave të mi. Shpresoj që të mos i zhgënjej. Ka shumë rivalitet, pasi tani nisin edhe përpjekjet më të mëdha për grand slam të Roland Garros”, tha Sinner.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm