E premte, 20 Qershor, 2025
25.8 C
Skopje

Nxënësit e shkollave të mesme do të kenë transportin publik falas edhe gjatë pushimit të verës

Nxënësit e shkollave të mesme do të kenë përsëri të drejtë të udhëtojnë falas me autobusët e NQP Shkup gjatë pushimeve verore nëse i plotësojnë kushtet për përdorimin e transportit publik falas.

“E drejta për transportit publik falas gjatë pushimit të verës është në përputhje me Programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit të mesëm në vitin 2025, ku, ndër të tjera, thuhet se “që nga fillimi i vitit 2025, nxënësit e shkollave të mesme në Qytetin e Shkupit do të kenë mundësinë të përdorin transport falas gjatë pushimeve dimërore dhe verore dhe në këtë mënyrë të përmbushin pa pengesa detyrimet e tyre shkollore për ndjekjen e stazheve verore dhe trajnimit stazhor…”, njoftoi Ndërmarrja Qarkulluese Publike.

NQP Shkup informon se edhe nga nesër (11 qershor) transporti publik do të funksionojë sipas itinerarit veror dhe se në ueb faqen www.jsp.com.mk është i kapshëm orari i qarkullimit të autobusëve për të gjitha linjat (urban dhe ndërurban) dhe konform këtij itinerari është i kapshëm planifikuese nël ueb faqen https://skopjebus.mk/mk

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm