E hënë, 17 Shkurt, 2025
2.8 C
Skopje

Oferta e “çmendur” e MrBeastit për blerjen e TikTokut

Një konsorcium investitorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëhequr nga influenceri MrBeast, po planifikojnë bkerjen e TikTokut. Oferta e konsorciumit kalon mbi 20 miliardë dollarë, shkruan Bloomberg. Është konfirmuar se ky grup ka në përbërje dy investitorë më të fuqishëm, konkretisht David Bazuki – bashkëthemelues dhe shefi i Robloxit, dhe Nathan McCauley – bashkëthemelues dhe shefi i Anchorage Digital. Kjo ofertë ka ardhur si pasojë e konkurrencës edhe nga të interesuar të tjerë.

Elon Musk dhe Microsoft gjithashtu janë në bisedime për ta blerë rrjetin social në SHBA.

ByteDance nuk ka ofruar ende asnjë koment në lidhje me marrëveshjet e mundshme të blerjes dhe ka përsëritur vazhdimisht se nuk ka plane ta shesë biznesin. Në rast se TikToku shitet për mbi 20 miliardë dollarë, do të ishte shitja më e madhe ndonjëherë në botën e teknologjisë. Sipas ligjit të miratuar në Kongresin amerikan, TikTokut duhet të shitet te një blerës amerikan për të qenë në funksion në SHBA. Me ardhje në pushtet, Donald Trump e shtyu ekzekutimin e vendimit për 75 ditë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm