E shtunë, 17 Maj, 2025
11.9 C
Skopje

Oficerët e KFOR-it vizitojnë urën e Ibrit

Forca Aleate e Reagimit, në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, të shtunën kanë vizituar Veriun e Kosovës, gjegjësisht urën kryesore mbi lumin Ibër

 

Sipas një komunikate për media, Forca Aleate e Reagimit “është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet e gjata të NATO-s për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

“Sot, oficerët e lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të Dislokueshëm të NATO-s ishin në veri të Kosovës me personelin e Komandës Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, thuhet në komunikatë.

Personeli i Forcës Aleate e Reagimit aktualisht, sipas KFOR-it është i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mes të tetorit.

“Ata po kryejnë aktivitete të ndryshme trajnimi për të identifikuar kërkesat për mbështetje logjistike, infrastrukturore dhe operative, në rast të një rritjeje të konsiderueshme të qëndrimit të KFOR-it”, shton komunikata. (AP)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm