E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Oklahoma triumfon në fushën e Boston, zhgënjejnë Miami, Denver dhe Dallas

Oklahoma arriti një fitore të rëndësishme në fushën e rivalëve të Boston me shifrat 118-112, duke mbrojtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku vendimtar ishte Alexander Shai me 34 pikë, mbështetur edhe nga Holmgren me 23 pikë.

Jashtë fushe fiton skuadra e Clippers, që mundi 119-104 Miami. Treshja Bogdanovic-Zubac-Harden realizoi 80 pikë, duke bërë diferencën në fushë. Zhgënjen ekipi i Denver, që u mund 115-94 në shtëpi nga Minnesota. Për miqtë u dalluan Edwards me 29 pikë e Randle me 25 pikë.

Fiton edhe San Antonio, që mundi 126-116 Dallas, duke shpresuar për një vend në play off. De’Aron Fox me 32 pikë ishte lider në fushë. Skuadra e Houston, falë 29 pikëve të Jalen Green, mundi 111-104 Phoenix, ndërsa Atlanta triumfoi 123-110 ndaj Charlotte, ndeshje ku u dallua Trae Young me 35 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Atlanta – Charlotte, 123-110

Boston – Oklahoma, 112-118

Toronto – Philadelphia, 118-105

Houston – Phoenix, 111-104

Memphis – Utah Jazz, 122-115

Miami – Clippers, 104-119

San Antonio – Dallas, 126-116

Denver – Minnesota, 95-115

Portland – New York, 113-114

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm