Jovanka Trençevska nga LSDM-ja ka reaguar për ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, pas procedurës së shkurtuar me të cilën parashihet ulja e pragut për përfaqësimin e sindikatave nga 10 për qind në 5 për qind në Këshillin ekonomik dhe social (KES). Ajo tha se ky ligj nuk ka pasur debat duke akuzuar Qeverinë për pengimin e lëvizjes sociale dhe dialogut.
“Këto ndryshime janë bërë pikërisht për sindikatat partiake, për megafonin tuaj për Konfederatën e Sindikatave të Lira (KSL), që t’iu jepni përfaqësim në nivel kombëtar dhe qëllimi është i qartë dhe shumë i dukshëm për këto ndryshime”, tha Trençevska. Ajo tha se në të kaluarën ka biseduar për uljen e përfaqësimit të sindikatave por, për 7 ose 8 për qind, jo për 5.
Deputeti Sali Murat ka paraqitur një amendament që përfaqësimi të jetë 8 për qind, por ai nuk u pranua në seancën e Komisionit për çështje ekonomike. Deputeti tha se duhet të krijojnë vendimin që këto ndryshime të miratohen në procedurë të shkurtuar, pa analizë dhe diskutim.
“Ndryshimi nuk është kategori teknike, por një vendim strategjik që do ta ndryshojë peizazhin sindikal në periudhën e ardhshme”, tha Murati. Ai shtoi se askund nuk shpjegohet pse pikërisht 5 për qind dhe pse bëhet kjo, tha ai, pa analizë.
Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE theksoi se ideja e tyre ka dalë nga një marrëveshje që është arritur me sindikatat gjatë një seance të Këshillit Ekonomik Social (KES).
“Nuk e di se nga vjen ajo nevojë për të gënjyer ose për të mos thënë të vërtetën, kur ju keni një përqindje të përfaqësueshmërisë të punëdhënësve prej 5 për qind, ndërsa punonjësit prej 10 për qind. Nuk është e logjikshme dhe diçka këtu nuk shkon. Ne themi kështu, të drejtë për të folur në Këshillin Ekonomik Social (KES) ku çdo sindikatë që ka përfaqësueshmëri prej 5 për qind të punonjësve të përgjithshëm që janë anëtarë të sindikatës dhe paguajnë anëtarësinë”, tha Stojanoski.
Këtë e bëjmë, shpjegoi ai, që në tryezën e KES të ketë më shumë sindikata që do të kenë të drejtën e fjalës dhe në këtë mënyrë të bëhet presion shtesë ndaj punëdhënësve dhe Qeverisë, pasi jo të gjithë punonjësit në vend janë anëtarë të një sindikate.
Përfundimi i seancës së 51-të, siç deklaroi nënkryetari i Kuvendit do të caktohet më vonë