E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Opozita shqiptare e gatshme t’i dislokojë lojërat e fatit nga objektet shkollore dhe fetare

 Fadil Zendeli, deputet nga Lëvizja Besa në emër të frontit opozitar shqiptar sot në konferencë për shtyp theksoi se ata nuk dakordohen me zgjidhjen që kazinot të locohen 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare, që është pjesë e dispozitave të ndryshimeve të bllokuara të Ligjit për lojëra të fatit.

Zendeli konsideron se ajo distancë është e parëndësishme dhe janë të gatshëm “me amandamente t’i dislokojmë tërësisht këto burime të së keqes nga mjediset urbane larg nha të rinjtë dhe qytetarët e rrezikuar social”.

“Ligji për lojërat e fatit ishte nër end dite të mbledhjes plenare para gjashtë muajve dhe për të Kuvendi kursesi të veprojë. Interesi i pushtetit për këto ndryshime u zhduk në mënyrë misterioze. Duke marrë parasysh se kryetar i Komisionit kuvendor për çështje evropiane është nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, sot i parashtrojmë pyetjet në vijim: nëse shkaku për bllokimin e ndryshimeve të Ligjit për lojërat e fatit janë Përparim Bajrami, njeri i afërt dhe ish-asistent në Kuvend i Artan Grubit, ndërsa tani drejtor i Lotarisë shtetërore? Apo ndoshta Artin Spahiu, kryetar i degës së BDI-së në Dibër dhe anëtar i kryesisë së BDI-së, njeri i besueshëm i të pashmangshmit Artan grubi, i cili është anëtar aktual i Këshillit mbikëqyrës në Videolotarinë e re shtetërore? Apo Havushe leskovica Ismaili e cila është shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe anëtare e Këshillit mbikëqyrës të Videolotarisë së sapoformuar shtetërore? Nëse shkaku për bllokadë ështëe dhe Omer Bunjalu, mik personal dhe anëtar i kabinetit të Artan Grubit, anëtar i Këshillit mbikëqyrës të Videolotarisë së re shtetërore? Apo ndërkaq Nadie Hoxha, bashkëshortja e trashëguesit të Artan grubit në organizatën joqeveritare “Zgjohu”, e cila gjithashtu është anëtare e Këshillit mbikëqyrës të Videolotarisë së re shtetërore? A do të guxojnë Arbër Admei dhe Talat Xhaferi t’i pranojnë opinionit se edhe në Kuvend dëgjohet vetëm zëri i Artan Grubit”, tha Zendeli.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm