Shkup, 26 tetor – Nga sonte në orën tre të mëngjesit fillon llogatitja e kohës dimërore, me të cilin akrepat e orës do të kthehen një orë pas. Ora dimërore fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit pasardhës, kur fillon sërish koha verore.
Përveç nesh, shumica e vendeve të kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë, përdorin kohën dimërore. Parlamenti Evropian votoi më 4 mars 2019 për të shfuqizuar ndryshimin sezonal të orës nga viti 2021, por Këshilli i BE-së nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.