E shtunë, 24 Maj, 2025
14.8 C
Skopje

Ortega fitoi edhe një mandat

Managva, 7 nëntor – Me mbi 71 për qind të votave, Daniel Ortega është rizgjedhur president i Nikaraguas në zgjedhjet e mbajtura dje, tregojnë rezultatet fillestare, njofton BBC. Ortega, si përfaqësues i së majtës, do të jetë shef i shtetit në mandatin e tij të tretë me radhë dhe i katërti në përgjithësi. Fitorja e lehtë e presidentit ishte e pritur. Komandanti i dikurshëm partizan ka qenë në garë me pesë kandidatë tjerë më pak të njohur, pasi që partia kryesore opozitare ishte larguar nga zgjedhjet. Zëvendëskryetare në mandatin e ri të Ortegës do të jetë bashkëshortja e tij Rosario Murilo.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm