E diel, 16 Mars, 2025
13.3 C
Skopje

Osmani: Çairi nuk është i Izet Mexhitit

Pasi u emërua kryeshef i shtabit të BDI-së në Çair, Bujar Osmani tha se kjo komunë, është pa perspektivë, pa plan, komuna më e ndotur në vend, komuna ku kaosi urban është mënyrë e jetës, por siç tha kjo po ndodh vitet e fundit. Por, pasi Osmanit iu tha se, edhe BDI ka udhëhqeur me Çairin pasi Visar Ganiu ishte BDI deri para pak kohësh, ai tha se, pikërisht për këtë, ia kanë borxh Çairit dhe qytetarëve që ta ndalojnë atë që po ndodh aty

“Çairi nuk është i Izet Mexhitit, Çairi është i qytetarëve që për fat të keq, përveç që janë të ngulfatur në këtë projekt teknikisht, janë të ngulfatur edhe fizikisht. Sot Çairi është komunë pa perspektivë, pa plan, komuna më e ndotur në vend, komuna ku kaosi urban është mënyrë e jetës. Kjo po ndodh vitet e fundit”, tha Osmani

-Edhe BDI ka udhëhequr, Visar Ganiu ka qenë BDI deri dje

“Pikërisht për atë, BDI tani e ka borxh që ta ndalë këtë, gjithçka në Çair duhet të ndalet se si funksionon tani. Gjithçka që nuk është sikur tash, është më e mirë se tash. Këtë e kemi borxh njerëzor dhe intelektual. Nuk mundet njerëzit të jetojnë në kushte të tilla në këtë komunë në qendër të Shkupit”, tha Osmani.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm