E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Osmani: Ideja e Kosovës Republikë u bart brez pas brezi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ideja e Kosovës Republikë u bart brez pas brezi.

“Ideja e Kosovës Republikë u bart brez pas brezi,  nga viti ‘68 në ‘81 e ‘97, me daljen publike të UÇK-së përgjatë rezistencës së prirë nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova e ndërtimit të aleancave nga ana e tij përgjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të ‘90-ta në krye me komandantin Adem Jashari e përfundimisht mori vulën në vitin 2008 me shpalljen e Kosovës, shtet të pavarur e sovran”, tha ajo në përurimin e pllakës së Familjes Dumoshi.

Sipas saj, Kosova sot më në fund është Republikë, është vend i lirë,  ndërsa kujtimi për patriotët e lëvizjes kombëtare do të jetë i përhershëm!.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm