Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot duke folur për deklaratën e djeshme të përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Zhozep Borel se BE-ja dëshiron ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në procesin e tij të vendimmarrjes, si për politikën e jashtme ashtu edhe për politikën e sigurisë, para hyrjes së rajonit në Union, tha se Maqedonia e Veriut është një qind për qind e harmonizuar me politikën e jashtme të sigurisë së BE-së, ndërsa gjatë kësaj ai si shef i diplomacisë nuk është pjesë e Këshillit të Punëve të Jashtme të Unionit.
“Më vjen keq që nisma jonë për më shumë integrim para anëtarësimit në njëfarë mënyre nuk mori shumë vëmendje në publikun tonë, sepse ishte ideja jonë identike që po promovojmë në BE. Unë vazhdimisht them në çdo fjalim se nëse Maqedonia e Veriut është një qind për qind e harmonizuar me politikën e sigurisë së jashtme, pse nuk jam pjesë e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. Nuk është patjetër të kem të drejtën e votës për sa kohë që nuk jemi anëtare, por duhet të jem në tryezë, siç duhet të jemi në tryezë kudo që jemi në përputhje me reformat dhe standardet e BE-së, të kemi qasje në tregun e përbashkëtat, të kemi qasje në para”, tha Osmani.
Ministri theksoi se si vend kandidat për momentin marrim 160 euro për kokë banori para nga BE-ja, derisa Bullgaria si vend anëtar evropian fqinj merr 4.700 euro për kokë banori.
“Nëse vazhdojmë kështu, në vend që të krijojmë një konvergjencë sociale, do të largohemi më tej. Kjo është arsyeja pse unë promovova idenë që para se të anëtarësohemi duhet të kemi qasje në ato fonde, duhet të kemi qasje në treg, duhet të ulemi në tryezë që kur të anëtarësohemi të mos jetë një lajm i madh, sepse vendi do të jetë mjaft i zhvilluar dhe gjithçka do të jetë normale. Dhe unë mendoj se BE-ja e ka pranuar këtë. Është pranuar nga Austria përmes nonpejperit të saj, Gjermania dhe Franca në një mënyrë tjetër, por në atë kontekst dhe BE-ja me planin e rritjes të paraqitur nga Fon der Lajen dhe dje dhe deklaratën e Borrelit. Pra, mendoj se duhet të jemi krenarë që një nga idetë tona autentike po bëhet ide kryesore e BE-së”, tha Osmani.
Boreli dje gjatë kohës së kryesimit me takimin e ministrave të punëve të jashtme ose punë evropiane të vendeve anëtare të BE-së dhe gjashtëshes nga Ballkani Perëndimor, në rrjetin social X shkroi edhe se “vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”.
“Sonte po kryesoj takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministra nga ai rajon. Ne duam ta integrojmë rajonin në procesin tonë të vendimmarrjes edhe para anëtarësimit, duke përfshirë vendimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, theksoi Borel.
“Temat e Këshillit për Punë të Jashtme ishin situata në Ukrainë, situata në Lindjen e Afërt, situata në Kaukazin Jugor, ku u diskutua perspektiva e BE-së dhe u përfshinë edhe vendet kandidate, përkatësisht vendet e Ballkani Perëndimor në kuadër të kësaj ideje që ne të jemi pjesë e procesit edhe para vetë anëtarësimit. Ne jemi në një pozicion komod në takime të tilla, sepse kemi një qind për qind harmonizim me politikën e jashtme dhe jemi marrë gjithmonë si shembull nga të gjitha shtetet anëtare se si një vend mund të provojë të jetë një partner ku BE-ja mund të mbështetet edhe para se të bëhet anëtare”, theksoi sot Osmani.
Shefi i diplomacisë nuk mori pjesë në takimin në Bruksel, për shkak të, siç sqaroi dje, takimeve të rëndësishme në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, që mbahen në Shkup dje dhe sot, ndërsa në të cilat marrin pjesë ambasadorë të anëtareve të OSBE-së dhe sekretares së përgjithshme të Organizatës, Hellka Shmid. Në takimin në Bruksel, siç informoi Osmani, nga MPJ ka marrë pjesë zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaku.