E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Osmani uron Ukrainën dhe Moldavinë: Sot mund të ishte ditë feste edhe tek ne

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i dërgoi urime Ukrainës dhe Moldavisë me rastin e vendimit të BE-së për fillimin e negociatave me dy vendet.

“Urime Ukrainës dhe Moldavisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Sot mund të ishte ditë për të festuar edhe këtu për hapjen e kapitujve, por forcat e errëta antievropiane po mbajnë peng 2 milionë qytetarë. Edhe pak!” thuhet në statusin zyrtar të Osmanit në Fejsbuk.

Krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së dje, gjatë Samitit të unionit, i cili  vazhdon edhe sot, morën vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Në samitin në kuadër të debatit për zgjerimin e BE-së u miratuan edhe konkluzionet për procesin për vendin tonë, duke treguar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, sapo vendi të zbatojë zotimin e tij për miratimin e amendamenteve kushtetuese, në përputhje me kushtet dhe procedurat e brendshme të tij, siç thuhet në vendimet e Këshillit të BE-së të datës 18 korrik 2022. 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm