E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Pa Piken dhe Ramosin kundër Maqedonisë

Shkup, 4 nëntor – Një ditë pasi kolegu i tij Igor Angellovski e publikoi listën e futbollistëve me të cilët do tu kundërvihet atyre me 12 nëntor në Granada, të premten atë e ka bërë edhe seleksionuesi i Spanjës Zhulen Lopetegi. Dhe në të nuk kanë munguar befasitë, pasi për herë të parë pasi debutoi në vitin 2009, nuk është ftuar Pike si dhe Serhio Ramos, ndërsa për shkak të lëndimeve, ndaj Maqedonisë nuk do të luajnë edhe Zhordi Alba, kurse jashtë formës është Monreal. Derisa, në mesfushë do të mungojë Iniesta, i cili pësoi lëndim ndaj Valencias. Kështu, Lopetegi u detyrua të bëj ndryshime dhe të ftojë disa futbollist të rinj. Pas një periudhe të gjatë rikthehet futbollisti i Mançester Junajtedit Huan Mata, pastaj Ander Herera. Ndërkohë, në sulm, pas Moratas dhe Kosta, është ftuar Aduriz, futbollisti i Atletik Bilbaos, i cili në kuadër të ndeshjes së Liga Evropës kundër Gentit, e cila u luajt të enjten, shënoi pesë gola. Ja lista e plotë e përfaqësueses së Spanjës për ndeshjen me Maqedoninë. (B.K.)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm