E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Paditet kryetari i qejfeve dhe falsifikimeve

Siç njoftuan nga Policia Financiare, i akuzuari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, nga viti 2021 e deri në 2024, ka falsifikuar dokumente ndërtimi, ka harxhuar pa hesap për reprezentacion, ndërsa ka keqpërdorur edhe tenderët e komunës për përfitime personale. Dëmi që Stojan Nikollovi i ka shkaktuar buxhetit të Komunës shkon në miliona euro

Shkup, 10 qershor – Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar ka parashtruar kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës Rosoman, Stojan Nikollov. Siç njoftuan nga Policia Financiare, i akuzuari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, gjatë viteve 2022 dhe 2023, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, në atë mënyrë që përgatiti gjashtë dokumente publike të falsifikuara, nga të cilat katër ishin leje ndërtimi dhe dy ishin leje për rikonstruim të rrugëve.

“Dokumentet e falsifikuara, gjatë viteve 2022 dhe 2023, ai i ka përdorur si të vërteta në transaksionet juridike, dhe megjithëse ishte i detyruar ta bënte këtë, nuk i ka ruajtur në evidencat publike, përkatësisht në sistemin informativ ‘e-Miratim për  ndërtim’, në të cilën mënyrë, për periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024, janë përdorur mjete në vlerë prej 14.023.318 denarësh të siguruara nga Qendra për Zhvillim e Rajonit Planifikues të Vardarit – Byroja për Zhvillim Rajonal, mjete në vlerë prej 6.740.517 denarësh të siguruara nga Komuna e Rosomanit dhe mjete në vlerë prej 15.134.066 denarësh të siguruara nga Ministria e Transportit, në të cilën mënyrë, në kundërshtim me rregulloret ligjore për periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024, duke përgatitur gjashtë dokumente publike të falsifikuara, leje ndërtimi dhe rindërtimi në dëm të buxhetit të komunës së Rosomanit, Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planifikues të Vardarit – Byroja për Zhvillim Rajonal dhe Ministrisë së Transportit, në mënyrë të paligjshme ka përdorur mjete në vlerë totale prej 35.897.901 denarë, me ç’rast i akuzuari ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit, neni 378, paragrafët 1 dhe 3, dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në padi.

Gjithashtu, me vetëdije dhe me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, Nikollovi nga data 08.11.2021, i ka tejkaluar shumat e parashikuara në Buxhetin e Komunës për shpenzime reprezentacioni të miratuara nga Këshilli i Komunës së Rosomanit në vlerë prej 184.744 denarësh, për vitin 2022 për vlerë prej 800.348 denarësh, për vitin 2023 për vlerë prej 821.821 denarësh dhe për vitin 2024 për vlerë prej 310.662 denarësh. Ai ka keqpërdorur edhe një pjesë të vlerave të parashikuara në Buxhetin e Komunës për shpenzime për karburante dhe vajra (mjete motorike) të miratuara nga Këshilli i Komunës së Rosomanit gjatë vitit 2022 për vlerë prej 159.351 denarësh, për vitin 2023 për vlerë prej 44.102 denarësh duke nënshkruar dhe mundësuar pagesën e mjeteve nga llogaria e komunës së Rosomanit për derivate të naftës për automjete që nuk janë në pronësi të komunës.

Ai ka tejkaluar dhe keqpërdorur një pjesë të vlerave të parashikuara në Buxhetin e Komunës për shpenzime për ushqim dhe pije, të miratuara nga Këshilli i Komunës së Rosomanit gjatë vitit 2021 në vlerë prej 40.188 denarësh, për vitin 2022 në vlerë prej 135.440 denarësh dhe për vitin 2023 në vlerë prej 66.920 denarësh, duke blerë produkte që nuk janë për nevojat e komunës, përkatësisht janë blerë disa lloje produktesh qumështi dhe mishi të thatë, sasi më të mëdha pijesh alkoolike dhe lloje të tjera produktesh që nga natyra e tyre janë të destinuara për shportën e konsumit vendas.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm