E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Pamje brenda uzinës së Ballshit (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në rafinerinë e naftës në Ballsh. Dyshohet se një valvul oksigjeni nuk funksiononte dhe është bërë shkak për shpërthimin e fuqishëm dhe më pas përfshirjen nga flakët të ambienteve të rafinerisë. Për pasojë 1 punëtor, Shkëlqim Muça, 40 vjeç, ka humbur jetën. Ai është gjetur i djegur dhe pa shenja jete. Ndërsa 6 punëtorë të tjerë janë plagosur, dy prej tyre me djegie shumë të rënda.

Opinion.al ka siguruar pamjet e para nga ngjarja, ku shihen flakët e shumta dhe punonjësit e zjarrfikëses që luftojnë për ti shuar ato. Në pamje shihet bombola e oksigjenit që u bë shkak i tragjedisë.

Shpërthimi ndodhi në repartin nr 3 ose siç njihet ndryshe hidropastrimi. Sipas punonjësve të uzinës, shkak i këtij shpërthimi mund të ketë qenë bllokimi i valvulës së pompës, defekt i ndodhur edhe disa ditë më parë, për të cilët ata kishin njoftuar eprorët.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm