Dibër, 17 nëntor Reshjet e fundit të shiut e rritën nivelin e Liqenit të Dibrës. Ujërat nga lumenjtë sollën edhe sasi të madhe, para së gjithash, të mbeturinave plastike nga deponitë pa leje nëpër luginën e lumit Radikë. Kjo dukuri më shumë vërehet tek fshati Kosovrasti i Poshtëm, tek Ura e Kosovrastit, ku Radika derdhet në liqen, si dhe tek “Melniçki Most”. “Kjo dukuri është e pranishme çdo vit në vjeshtë dhe në pranverë kur ka reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe derdhje të madhe të ujit në Radikë dhe degët e saj. Për fat të mirë kësaj here sasia e mbeturinave është më e vogël krahasuar me vitet e mëparshme, për shkak se në një pjesë të vendbanimeve nga rajoni i Rekës, Komuna Mavrovë Roshtushë, në mënyrë të organizuar mblidhen mbeturina dhe transportohet deri te deponia e qytetit në Dibër”, thotë Gazmend Cami, kryetar i Shoqatës Ekologjike dibrane “Deshat”. Sipas tij, ky është konfirmim i mjaftueshëm se grumbullimi i organizuar i mbeturinave duhet të bëhet edhe në vendbanimet e tjera, ku në çdo hap mund të shihen deponi pa leje të cilët pastaj me rritjen e Radikës nuk derdhen në liqen. “Para disa viteve ekologjistët nga tre komunat Dibër, Qendra Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, ngritëm iniciativë për vendosje të rrjeteve të çelikut tek ‘Melniçki Most’, ku do të grumbulloheshin mbeturinat dhe ato çdo ditë me barka do të nxirreshin dhe hidheshin në deponinë në Dibër. Por, gjithçka mbeti vetëm si ide”, shtoi Cami. Grumbullimi i organizuar i mbeturinave, sipas tij, duhet të sigurohet edhe në komunën Qendra Zhupë sepse mbeturinat nga deponitë pa leje në këtë komunë vjen në Liqenin e Dibrës. Më të vetëdijshëm, shtoi Cami, duhet të jenë edhe dibranët, për shkak se hodhen mbeturina ku do të mbërrijnë, ndërsa pastaj era plastikën e bart në liqen. “Nevojitet angazhim më i madh i angazhimit të autoriteteve lokale të tre komunave në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që të gjenet zgjidhje përfundimtare për këtë problem ekologjik, sepse përsëritet”, apelon Cami. Për shkak se Liqeni i Dibrës është vendi i vetëm ku në periudhën e verës freskohen dhe bëjnë rekreacion qindra, ndërsa gjatë uikendeve dhe të paktën nga dy mijë dibranë dhe mërgimtarë, sektori civil i ndihmuar nga pushteti lokal i Dibrës dhe ndërmarrja komunale “Standard” para fillimit të sezonit veror turistik rregullisht organizojnë aksione ekologjike në të cilët në mesatare grumbullohen nga 600 deri në 800 thasë mbeturina. Megjithatë ekologjistët konsiderojnë se kjo nuk është zgjidhje.