E hënë, 17 Shkurt, 2025
2.8 C
Skopje

Pamjet e koncertit të Camila Cabello-s bëhen virale, stadiumi pothuajse i zbrazët

Ish-ylli i grupit Fifth Harmony, performoi në Atlanta, Georgia, disa ditë më parë, por fansat mbetën të habitur nga numri në dukje i ulët i të pranishmëve.

Vendi ishte plot vetëm një natë më parë kur superylli i repit Lil Wayne performoi para një turme të mbushur tërësisht.

Ditë përpara performancës, një përdorues në rrjetet sociale i njohur si @dieforyous vuri në dukje shitjet e dobëta të biletave dhe postoi një ‘screnshot’ të vendeve të disponueshme.

“Camila Cabello do të performojë nesër por vetëm afro 30 për qind e biletave janë shitur”, shkroi ai në X.

Më pas pasoi një video në natën eventit që duket konfirmonte që koncerti kishte dështuar të shiste një shumicë biletash.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm