Më pak i bujshëm dhe i lavdëruar se Vinicius e Mbappé, por gjithmonë i pranishëm dhe vendimtar në ndeshjet që kanë rëndësi. Rodrygo Goes është shpirti i Real Madridit, një lojtar vërtet i pazëvendësueshëm, i cili edhe të martën dha kontributin e tij në fitoren 2-1, në derbin e parë madrilen të 1/8 finale të Champions League, duke shënuar golin që hapi ndeshjen.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Christian Panucci, e vlerësoi atë në “Movistar TV”: “Rodrygo është një lojtar shumë inteligjent, lëvizja që çoi në golin e tij ishte shumë e mirë. Mendoj se ai gjithmonë performon në nivel të lartë në Champions League, në të njëjtin nivel me Mbappé ose Vinícius. Është një lojtar i rëndësishëm, që i jep ekuilibër ekipit”.