E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Paraburgim për nënën që shkaktoi zjarr për ta mbuluar vrasjen që e kreu djali i saj

Shkup, 1 tetor – Prokuroria Themelore ka njoftuar sot se me kërkesë të tyre gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj një nëne 59-vjeçare, e cila dyshohet se duke dashur të mbulojë vrasjen e një personi nga djali i saj, konkretisht ka shkaktuar zjarr në rrugën “Isaija Maxhovski” më 22 shtator. Gjegjësisht, nga Prokuroria thonë se ajo bashkë me djalin e saj, i cili dyshohet se e kishte therur për vdekje 36-vjeçarin në banesën e tij, kanë shkaktuar zjarr në po të njëjtën ndërtesë, me qëllim zhdukjen e provave të krimit.

“Provat e mbledhura deri në këtë pikë japin dyshime të arsyeshëm për një të dyshuar si autor i veprës penale të vrasjes në mënyrë brutale. I dyshuari e ka kryer krimin pas një debati të shkurtër me viktimën, duke e privuar nga jeta viktimën me më shumë se 45 plagë me thikë në qafë dhe trup. Pas ngjarjes, ai ka bërë disa telefonata me nënën e tij, e cila ka marrë një shishe plastike dhe ka shkuar në pikën më të afërt të karburantit, ka blerë një litër e gjysmë karburant dhe së bashku me djalin e saj i kanë shkaktuar zjarr me qëllim që të mbulojnë gjurmët e vrasjes mizore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë, nga ku theksojnë se djali i 59-vjeçares, i cili dyshohet për vrasjen, për momentin është i pakapshëm për organet e rendit dhe se ndaj tij organi hetues do të parashtrojë kërkesë për paraburgim në momentin që dot ë kapet.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm