E hënë, 21 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Parimet që përdori Bruce Lee për të forcuar shpirtin e tij

Bruce Lee e ka arritur famën e tij botërore jo vetëm duke iu falënderuar aktrimit dhe aftësive të tij të pabesueshme në artet marciale, por edhe për shkak të reputacionit të tij si një filozof i madh. Pikëpamjet e tij mbi jetën i frymëzojnë njerëzit në mbarë botën edhe sot.

Fletorja e Bruce Lee
Fletorja e Bruce Lee

Mjeshtri i arteve marciale gjithmonë e ka mbajtur një fletore me vete ku ka shënuar të gjitha mendimet e rëndësishme që i vinin gjatë ditës. Kohëve të fundit, të gjitha këto shënime janë restauruar dhe publikuar online. “Duke pranuar se fuqia e vullnetit është gjykata supreme mbi të gjitha departamentet e tjera të mendjes sime, unë do ta ushtrojë atë çdo ditë kur kam nevojë të veprojë për çfardo qëllimi, dhe unë do të formojë zakone të dizajnuara për të sjellë fuqinë e vullnetit tim në veprim të paktën një herë në ditë”, transmeton gazetametro.net. “Duke kuptuar se emocionet e mia janë edhe pozitive edhe negative, unë do të formojë zakone të përditshme të cilat do të nxisin zhvillimin e emocioneve pozitive dhe do të më ndihmojnë në konvertimin e emocioneve negative në një formë të veprimit të dobishëm”, shkruhet në këtë fletore.

Tashmë të gjitha këto shënime nga fletorja e tij janë restauruar dhe publikuar online
Tashmë të gjitha këto shënime nga fletorja e tij janë restauruar dhe publikuar online

“Duke njohur emocionet e mia pozitive dhe negative mund të jenë të rrezikshme nëse ata nuk janë të drejtuar kah qëllimet e dëshiruara, unë do të paraqesë të gjitha dëshirat e mia, synimet dhe qëllimet në fakultetin tim të arsyes, dhe do të udhëhiqem prej tij në dhënien e shprehjes së tyre”.“Duke njohur nevojën për plane të shëndosha dhe ideve për arritjen e dëshirave të mia, unë do të zhvillojë imagjinatën time duke thirrur çdo ditë për ndihmë në formimin e planeve të mia. Intuita kreative hap burime brenda njeriut, aktivizon dritën e brendshme, dhe është e lirë dhe e pafund”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm