E hënë, 21 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Pas bisedës Putin-Trump, Rusia fillon sulmin masiv në Siri (VIDEO)

Rusia ka nisur valën e parë të sulmeve në Siri, në pjesët që kontrollohen nga rebelët në Aleppo, transmeton koha.net. Sipas disa raportimeve, deri tani kanë vdekur 4 deri 10 persona nga sulmi me ç’rast janë përdorur avionët dhe raketat me rreze të gjata, duke rritur shqetësimet për një kthim të sulmeve ditore vdekjeprurëse nga bombat në qytetin më të madh të Sirisë. Sulmet ruse kanë filluar vetëm disa orë pas diskutimit të presidentit Vladimir Putin me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, për krizën në Siri nëpërmes telefonit, e që janë pajtuar se duhet të kombinohen në përpjekjet për të luftuar kundër asaj që Kremlini e quan armiku numër një: “terrorizmi dhe ekstremizmi ndërkombëtar”. Administrata e Obamas ka tentuar për muaj me radhë që të negociojë për një armëpushim në Aleppo, një qytet që është bërë një epiqendër e luftës në mesë të Presidentit Bashar Assad dhe rebelët që luftojnë për ta rrëzuar atë, e disa prej tyre marrin ndihma amerikane.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm