Portieri spanjoll David De Gea do të rikthehet të luajë këtë sezon pas një viti pushim.
33-vjeçari është pranë nënshkrimit me ekipin e Fiorentina, në Serie A.
De Gea nuk luajti asnjë ndeshje që kur mbylli kontratën me Manchester United, verën e kaluar.
Edhe pse u përfol për shumë skuadra, në Spanjë, Angli, Arabi e Amerikë, ai vendosi të qëndrojë pushim.
Tashmë, një vit më pas, spanjolli që ka fituar gjithçka në karrierën e tij, vendosi të luajë me ekipin e Fiorentina.
Ai do të firmosë një kontratë 1-vjeçare, me opsion për ta rinovuar edhe për një vit tjetër.
De Gea pritet të mbërrijë sot në Firence për të kryer fillimisht vizitat mjekësore dhe më pas të hedhë firmën në kontratën e re.