E mërkurë, 19 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Pasuesi i Harry Kane te Bayern kushton 100 mln euro

Benjamin Sesko është sulmuesi i shumëkërkuar i momentit në Europë. Klubi më i interesuar tani për tani është Bayern, duke qenë se klubi bavarez rrallë “i fal” lojtarët që shkëlqejnë në Bundesligë.

Rasti Marmoush nuk mund të përsëritet më, edhe pse kjo mund të justifikohet me faktin që Bayern është përqendruar te Wirtz

Sport BILD raporton se Sesko ka një marrëveshje verbale me Leipzig. Ai mund të largohet në verë, nëse një klub ofron 70 mln euro për të. Pra, nuk ka klauzolë, por vetëm një marrëveshje mes xhentëllmenësh.

Revista gjermane thekson, ama, se Leipzig po tenton që ta rrisë këtë shifër në 100 mln euro, sepse klubet angleze janë gati ta paguajnë këtë shifër dhe Bayern e ka kuptuar.

Në Mynih nuk duan të rrezikojnë, pavarësisht se pritet një largim i Harry Kane në verën e vitit 2026 (drejt Premier League, ky synon të thyejë rekordin e golave).

Bayern fillimisht ka në plan të ulë pagat e disa lojtarëve dhe më pas të befasojë tregun me një blerje 100-milionëshe.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm