E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Pati dyshime të shumta, G Bani detyrohet të publikoj fotografi të babait nga spitali (FOTO)

G Bani javë më parë u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, për shkak të një rasti në familje.

Atij iu kumtua në spektakël se e ka babanë të sëmurë dhe se për këtë duhej të linte shtëpinë.

Megjithëse largimi ka qenë paksa i dyshimtë, ai ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale.

G Bani ndau një fotografi të të atit nga spitali, i cili ndodhet në Chelsea & Westminster Hospital.

“Babai Ndoi me datë 4 mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse do, nuk ka problem”, nis postimi i ish-banorit.

“Po e publikoj babush. Ia kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim”, theksoi tutje.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm