E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Peach: Prezenca e NATO-s në Kosovë 25 vjet pas luftës është një realitet i trishtë

Ish-shefi i stafit të mbrojtjes dhe emisari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në një intervistë të fundit për platformën britanike “Forces News” që ofron përmbajtje ushtarake, ka thënë se fakti që NATO-ja është prezente në Kosovë, gjysmë shekulli pas përfundimit të luftës, paraqet një realitet të trishtë.

“Fakti që NATO-ja ka një forcë [paqeruajtëse] në Kosovë 25 vjet pas përfundimit të konfliktit është një realitet i trishtë”, ka thënë Peach. “Por ne kemi nevojë për këtë forcë për të nderuar kushtet e rezolutës [1244] të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka shtuar ai duke folur për rëndësinë strategjike të Korridorit 8.

Peach ka theksuar angazhimin e Britanisë së Madhe ndaj misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), duke thënë: “Britania e Madhe është krenare për angazhimin e saj ndaj forcës së NATO-s në Kosovë, së bashku me punën e ambasadës tonë të shkëlqyer dhe ekipeve në terren, dhe vazhdojmë ta njohim Kosovën si një shtet të pavarur”.

NATO ka dislokuar mbi 1 mijë ushtarë shtesë në Kosovë – prezenca më e madhe e aleancës në 10 vitet e fundit – kryesisht për shkak të paralajmërimeve për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve mes Kosovës e Serbisë. Gjithashtu, ushtarët e KFOR-it kanë trefishuar patrullimet përgjatë vijës kufitare midis Kosovës e Serbisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm