Shkup, 22 maj – Presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar 30 ligje me emrin e ri të shtetit, ndërsa në kabinetin e tij do të punojnë edhe tre shqiptarë, thonë nga kabineti i Presidentit, shkruan gazeta KOHA.
Profesoresha universitare Besa Arifi do të jetë këshilltare e presidentit për çështje juridike, Blerim Kolalli këshilltarë për siguri nacionale, njëherësh i punësuar për 12 vjet në misionin e NATO-s në Shkup, ndërsa Luljeta Ademi do të punojë në kabinetin e presidentit në sektorin për njerëz me nevoja të veçanta. Në ekipin e presidentit të ri do të jenë edhe zëdhënësi i deritanishëm i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili është emëruar në pozitën e shefit të kabinetit, Biljana Radeva, këshilltare për shtyp, Aleksandër Spasov, këshilltarë për punë të brendshme dhe të jashtme (bashkëpunëtor i jashtëm), Toshe Zafirov, këshilltarë në kabinet, Biljana Micevska Josifovska, shefe e protokollit, Katerina Canevska, këshilltare për media, Goce Karajanov, këshilltarë për politik të jashtme ne kabinetin e presidentit.
Përveç këshilltarëve të brendshëm, të cilët do të jenë pjesë e kabinetit, presidenca do të angazhojë edhe këshilltarë të jashtëm. Kështu që, në mesin e të përzgjedhurve të Pendarovskit për këshilltarë të jashtëm janë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)