Pensionistët kanë paralajmëruar një tjetër protestë përpara Kryeministrisë në Tiranë. Të mërkurën e 15 janarit, pensionistët do të mblidhen në orën 10:00 sërish për të vijuar me kërkesat e tyre për rritje të pensioneve.
Bonusi i fundvitit me 15 mijë lekë për një pjesë të tyre dhe 10 mijë lekë për pjesën tjetër, nuk i kënaqi nevojat e tyre jetike.
Pensionistët protestuan edhe gjatë vitit 2024, në disa protesta të vazhdueshme, teksa kryeministri zhvillonte takime me një pjesë tjetër të pensionistëve, me premtimin se qeveria do të ketë një kujdes të veçantë për këtë kategori. Protesta e së mërkurës në orën 10:00 do të jetë e para për këtë vit, por jo e fundit sipas pensionistëve.