Të gjitha mjetet janë duke u shfrytëzuar për kërkimin e djalit të zhdukur nga Negotina, konfirmuan nga Sektori i Punëve të Brendshme të Velesit. Nga atje thanë se po marrin të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e tij.
Të premten, nga SPB e Velesit njoftuan se të enjten në mbrëmje, babai i djalit ka raportuar se ai është larguar nga shtëpia.
“Të enjten në ora 18:00 në Stacionin Policor të Negotinës, D.T.(60) nga Negotina ka raportuar se djali i tij M.T (28), i cili kishte probleme shëndetësore, është larguar nga shtëpia familjare. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles.
Ditët e fundit në rrjetin social Fejsbuk ka pasur thirrje për gjetjen e 28-vjeçarit M.T., i cili për herë të fundit është parë në fshatin Marena të Kavadarit. Sipas familjes së tij, ai ka shkuar për të punuar në Kavadar i veshur me veshje pune me jelek të zi.