LSDM ka reaguar për masat qeveritare ndaj çmimeve në treg. Nga kjo parti thonë se shumë prodeuket fare nuk kanë zbritje çmimesh bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Inflacioni për muajin dhjetor sipas LSDM-së është rritur për 4,4% përqind.
“Në tregje realiteti është se vetëm qumështi ka zbritje simbolike për disa denarë, ndërsa produktet tjera nuk kanë fare zbritje.
Vaji është ende me çmim të rritur dhe varion nga 89 deri në 96 denarë, ndonëse në disa markete para 2 muajsh shitej për 82 denarë. Vezët janë sërish rreth 100 denarë, ndërsa kushtonin 75 denarë. Sheqeri dhe kaçkavalli janë më të shtrenjta, por edhe thjerrëzat (169 denarë), fasulet (143 denarë), orizi (135 denarë), dhe bizelet. Për ato produkte që kanë të njëjtin çmim, është vërejtur se kanë rënie në peshë (gramazhë)”, thonë nga LSDM.(