E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Për tre ditë, mbi 30 raste të lëndimeve trupore

Specialisti i ortopedisë, Ismailaki Klenja për gazetën KOHA, thotë se pothuajse çdo ditë kemi nga dhjetë raste të cilët vijnë me lëndime dhe fraktura të duarve dhe këmbëve

 

Vjollca SADIKU

Dibër, 24 janar – Bora e fundit e cila mbuloi Dibrën dhe rajonin si dhe temperaturat e ulëta nën zero të ku kanë arritur deri në minus 15C° kanë shkaktuar telashe të shumta në qytetin e Dibrës. Vetëm për tre ditë janë regjistruar mbi 30 pacientë me fraktura të gjymtyrëve. Rrugët u pastruan por trotuaret jo . Kjo situatë vazhdon të shkaktoj probleme tek këmbësorët. Ditëve të fundit në repartin për ortopedi dhe traumatologji pran Spitalit të Dibrës ka pacientë të shumtë të cilët kanë pësuar fraktura . Bëhet fjalë për pacientë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore , meqë kanë pësuar lëndime të lehta dhe të rënda e veçmas në trotuaret e qytetit.

Specialisti i ortopedisë Ismailaki Klenja për gazetën KOHA thotë se pothuajse çdo ditë kemi nga dhjetë raste të cilët vijnë me lëndime dhe fraktura të duarve dhe këmbëve. “Ka lëndime të lehta por edhe të rënda. Frakturat janë të shumta dhe sipas pacientëve ata kanë pësuar duke lëvizur në trotuaret e qytetit të Dibrës. Ka raste kurë kanë marrë fraktura edhe në oborret e tyre por edhe në rrugët të disa lagjeve të Dibrës”, thotë mjeku ortoped Ismailaki Klenja. Ai shtoi se mes pacientëve ka edhe të tillë të cilët kanë fraktura të rënda.

“Ne si institucion shëndetësor kemi ndërmarr të gjithë aktivitete por ka raste të cilët dërgohen edhe në institucione shëndetësore jashtë Dibre. Është për tu përmendur faktin se pjesa më e madhe e pacientëve ankohen në borën dhe ngricat që kanë ngelë në trotuaret e Dibrës edhe pse bora ka ra para tre – katër ditësh”, përfundon ai.

Bora e fundit e cila në Dibër kishte një trashësi prej 25 centimetra kurse në vendbanimet rurale malore mbi 45 cm, filloi të pastrohet në kohë nga pushteti vendor i Dibrës. Janë pastruar rrugët në kohë por jo edhe trotuaret. Trotuaret sipas të dhënave të institucioneve përkatëse duhet të pastrohen nga pronarët e objekteve afariste para objektit, kurse pjesa tjetër nga institucionet përkatëse. Temperaturat shumë të ulëta të cilat gjatë ditëve të fundit dhe mbrëmjeve arrijnë deri në -15 kanë shkaktuar ngrica dhe trotuaret faktikisht në disa pjesë të tyre janë të pakalueshme e veçmas për të moshuarit. Pikërisht një situatë e këtillë është bë shkak që të jenë të shumtë pacientët të lënduar që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës. Kur jemi te pjesa e vjetër e qytetit ku faktikisht nuk ka mundësi për shkak se rrugët janë të ngushta të pastrohen me automjetet speciale, poashtu ka probleme me pastrimin e borës.

Sa u takon rrugëve rajonale që lidhin Dibrën me Mavrovës, Strugën dhe vendkalimin kufitar “Bllatë” sipas të dhënave të njësisë të Rrugëve shtetërore magjistrale dhe rajonale ata janë të pastra. Në këtë njësi thonë se ka materiale abrazive në rezervë dhe rrugët mirëmbahen pa probleme. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm