E hënë, 17 Shkurt, 2025
0.8 C
Skopje

Përgjegjësi për sulmin e Hamasit merr edhe ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett

Naftali Bennett, ish-kryeministri i Izraelit, thotë se ai është gjithashtu fajtor për dështimet e Qeverisë që çuan në sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Kam shërbyer si kryeministër për 12 muaj. Kishte gjëra që nuk pata kohë t’i bëja dhe më pas qeveria ra. Sigurisht që mbaj përgjegjësi”, citohet të ketë thënë Bennett për median izraelite, Times of Israel.

Sulmi u konsiderua nga shumë njerëz si një nga dështimet më të mëdha të inteligjencës izraelite. Disa zyrtarë të lartë izraelitë, duke përfshirë shefin e ushtrisë Herzi Halevi dhe kreun e shërbimeve të sigurisë Ronen Bar, kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Një sondazh i opinionit nga gazeta Maariv tha se gati 70 për qind e atyre që votuan partinë Likud të Netanyahut në zgjedhjet e fundit duan që kryeministri Netanyahu të flasë në publik mbi sulmet. (AP)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm