E enjte, 14 Nëntor, 2024
6.8 C
Skopje

Përgjigjet Asani: Akuzat e Rijad Shaqirit, tentim për të mbuluar nënçmimin e punonjësve shqiptarë në Doganë

Unë – Muharrem Asani vazhdoj të kem respektin e secilit punonjës si në Doganë ashtu edhe në institucionet tjera ku kam punuar, ndërkohë që ti do mbahesh mend për gënjeshtrat, dështimin dhe nënçmimin që u ke bërë dhe u bën shqiptarëve! Kështu ish-zëvendësdrejtori i Doganave, Muharrem Asani i është përgjigjur akuzave të deputetit të VLEN-it, Rijad Shaqiri, i cili sonte në TV Klan akuzoi se pikërisht Asani i kishte dërguar kontroll Shaqirit derisa ky i fundit punonte në Doganat e Maqedonisë.

Postimi i plotë i ish-zëvendësdrejtorit të Doganave, Muharrem Asani:

Deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri më paska përmend, duke më akuzuar se, gjoja, unë si zëvendësdrejtor i Doganave, i paskam dërguar kontroll derisa i njëjti, ishte i punësuar në Doganë.

Me përgjegjësinë me të madhe morale dhe profesionale, mohoj çdo akuzë të deputetit aktual dhe, megjithëse gënjeu publikisht, më duhet ti them se Muharrem Asani deri më sot nuk ka vepruar asnjëherë me tendencë hakmarrëse ndaj askujt!

Akuzat e rreme të deputetit nuk janë asgjë tjetër pos tentim për të defokusuar opinionin lidhur me degradimin sistematik që po ju ndodhë punonjësve shqiptarë në Doganat e Maqedonisë, e që deputeti Shaqiri sillet si “këshilltar kadrovik” sidomos kur bëhet fjalë për mobingun dhe nënçmimin ndaj punonjësve shqiptarë.

Sidoqoftë, e përkujtoj deputetin Shaqiri se, unë – Muharrem Asani vazhdoj të kem respektin e secilit punonjës si në Doganë ashtu edhe në institucionet tjera ku kam punuar, ndërkohë që ti do mbahesh mend për gënjeshtrat, dështimin dhe nënçmimin që u ke bërë dhe u bën shqiptarëve!
Kaq për ty dhe sojin tënd!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm