E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-0.2 C
Skopje

“Përpara se të vdesësh” sonte në QKM

Sonte me fillim në ora 20, në Qendrën e Kulturës Maqedonase, produksioni “STEREO AKT – BUDAPEST” nga Hungaria në SkupiFestival paraqitet me shfaqen “Përpara se të vdesësh”.

PËRSHKRIMI I SHFAQES: Çfarë paraqet lista e ëndrrave të parealizuara? A posedoni një listë të tillë?  A keni gjëra të parealizuara përpara se të vdisni? Miliona njerëz kanë listë të gjërave që dëshirojnë t’i realizojnë përpara se të vdesin. Imre dhe Tamara para disa muajve kanë dëgjuar për dukurinë e “listës së ëndrrave të parealizuara”. Ata fillojnë t’i realizojnë pikat më të rëndësishme nga lista e tyre e dëshirave. Disa prej tyre i realizojnë me sukses. Në disa të tjera dështojnë. Ndërsa për realizimin e disa dëshirave tjera atyre do t’ju nevojitet ndihma e publikut. A do të kishit dashur ta përjetoni ndjesinë e të qenit burrë ose sirenë? Të interpretoni në ndonjë videoklip? A keni rrugëtuar në botën e ëndrrave? A e keni përjetuar ndjenjën kur vdekjen e keni afër? A keni përgatitur tanimë listën tuaj të ëndrrave të parealizuara? Biletat hyrëse mund të gjenden në biletarinë e QKM-së, çmimi 150 denarë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm