Një tragjedi ajrore ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane u rrëzuan në lumin Potomak pas një përplasjeje në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat, duke thënë se është e prekur thellësisht nga kjo tragjedi.
Ndryshe, një operacion “shumë kompleks” kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një avion pasagjerësh u përplas me një helikopter ushtarak në Uashington DC.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i American Airlines, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, po ulej në “Reagan Washington National Airport” kur u përplas në ajër me fluturaken ushtarake, e cila kishte tre ushtarë në bord.
Të dy më pas u rrëzuan në lumin Potomac dhe 300 reagues po punojnë aktualisht në vendngjarje në kushte “jashtëzakonisht të vështira”, thanë zyrtarët.