E premte, 21 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

“Përse të jesh vetvetja kur mund të jesh unë?”

“Përse të jesh vetvetja kur mund të jesh unë?”.
Kjo pyetje bënte pjesë në një fushatë në rrjetin e marketingut të viteve 90, e krijuar nga Children’s Advertisers and Health Canada. Në video, dy vajza eksplorojnë një ”butik” që ofron produkte dhe procedura që ndihmojnë klientët të ndryshojnë pamjen e personalitetit.

“Mos u kënaq me faktin që je vetvetja”, thotë kështu një zë femërorë, ndërkohë që njëra nga vajzat “ekzaminohet” nga në make up që mbulon buzët e saja me një pigment të kuq të ndezur. “Përse të jesh vetvetja kur mund të jesh unë?”.

Sot ajo fushatë reklamuese duket më e suksesshme se kurrë, pastaj ajo pyetje tregon ekzaktësisht tipin e mentalitetit që rrjetet sociale po promovojnë: përse të jesh vetvetja kur mund të jesh si gjithë ato vajza të famshme dhe të bukura, stili Kylie Jenner?

Njerëzit e famshëm nëpër rrjetet sociale po fillojnë të duken të gjithë si clon i bukurisë. Pamjen e tyre e njihni: buzë të fryra, vetulla perfektë, ndoshta një vijë eyeliner e vizatuar dhe për të përfunduar, një dozë të bollshme me ndriçues dhe contouring në mollëza. Me dy penele, një palete të ngjyrosur dhe buzëkuq mat, dhe je në rrugën e duhur për ti ngjarë gjithë të tjerave.

Por, përse të jesh njësoj si të tjerat dhe të bëhesh diçka që synon? Ka disa faktorë, duke përfshirë mundësinë e dëshirës për tu ndjerë të përshtatshme për një tendencë dhe për të imituar njerëzit e famshëm. /PamfletiMAGAZINE

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm