E diel, 20 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Pioli synon të shpëtojë pankinën e Milan, gati dy kandidatura për t’i zënë vendin

E ardhmja e trajnerit Stefano Pioli në stolin e Milan është në dilemë. Pronarët amerikanë nuk janë të kënaqur me rezultatet e fundit, ndaj pritet që të ketë një revolucion së shpejti. atij i është lënë një afat, ku duhet të rikthejë ekipin në binarët e duhur.

Nëse nuk ndodh një mrekulli, Pioli vështirë se do të jetë trajner i kuqezinjve sezonin tjetër, ndaj dhe largimi i tij është i paevitueshëm. Madje ka gjasa që ai të ndodhë edhe më herët, që këtë sezon nëse situata mbetet e njëjtë.

Nëse Pioli shkarkohet, te Milan nuk pëlqejnë që të mbajnë një trajner provizor deri në fund të sezonit. Ndaj klubi po lëviz dhe dy janë kandidatët e mundshëm për t’i zënë vendin: Antonio Conte dhe Roberto De Zerbi.

I pari është pa skuadër prej gati 9 muajsh, që kur u largua nga Tottenham, ndërsa i dyti drejton aktualisht Brighton në Premier League. Nëse për De Zerbi ardhja te Milan është e vështirë, pasi ka një detyrë, Conte mund të vijë në çdo moment, pasi është pa skuadër.

Sipas “La Reppublica”, ai që këmbënbul për Conte është pikërisht Zlatan Ibrahimovic, që e pëlqen shumë ish-trajnerin e Juventus dhe Inter. Suedezi ka fuqi të plota për të vepruar në merkato, ndaj gjithçka mund të ndodhë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm