E hënë, 16 Qershor, 2025
27.8 C
Skopje

Plani operativ 2025 / Kushte për punë dhe pjesëmarrje aktive e të rinjve për t’u punësuar

Përmes programeve dhe trajnimeve, do t’u sigurohet arsim dhe trajnim shtesë për 600 persona, për çka janë ndarë 70 milionë denarë. Qëllimi është që ata të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës, tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska, duke theksuar se kemi mungesë të fuqisë punëtore në vend, gjë që ndodh kryesisht për shkak të emigrimit të të rinjve nga vendi.

“Do të mbahen trajnime për personat që aplikojnë në konkurs, këto do të jenë trajnime të shkurtra që do të ofrojnë aftësi për një kohëzgjatje prej 3 muajve, secili prej atyre që do të aplikojnë për këto trajnime do të marrë nga 12000 denarë në muaj”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

“Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, tha se të rinjtë do të ndihmohen në mënyrë aktive për të gjetur punë në vend.
Duke prezantuar masa të tilla, të cilat janë të përforcuara me kushte më të mira, veçanërisht për më të rinjtë dhe ata të moshës 29 vjeç, ne po hapim mundësi që ata të qëndrojnë këtu në Maqedoni, të jenë pjesë e sistemit të punësimit dhe të krijojnë jetën dhe familjet e tyre këtu në Maqedoni”, tha Gjoko Vellkovski, zv/ministër për Politikë Sociale.

Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Selatin Beluli, tha se ata po përgatiten në mënyrë aktive për të zbatuar masat e parashikuara në Planin Operativ.

“Shpalljet do të fillojnë menjëherë pasi komisioni nga mbrojtjet nga konkurenca sjell vendim se masat aktive janë të propozuara në këtë dokument të sjellur nga ana e Qeverisë nuk janë në kundërshtim me ligjin për mbrojtje”, tha Selatin Beluli, drejtor i Agjencisë për punësim.

Plani operativ për punësim për 2025 peshon 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16 mijë të papunësuar ndërsa 65% të këtyre personave pritet të jenë në moshë deri në 29 vjet.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm