E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Plas sherri në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë: Një person theret me thikë

Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.(Periskopi)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm