E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Pochettino i zhgënjyer nga ekipi

Sezoni 2023-2024 nuk është ai që prisnin te Chelsea, që vuan shumë në Premier League, ndërkohë që tri ditë më parë “blutë” e Londrës mposhtën Newcastle me penallti dhe avancuan më tej. Gjithsesi, trajneri Mauricio Pochettino shprehet se ky sezon nuk është ende në fund dhe shpreson që situata të bëhet edhe më pozitive në vijim.

Natyrisht që ne do të donim që sot të ishim në një pozicion tjetër në renditje, nuk kam pse gënjej. Duhet të jem vërtet i sinqertë dhe të them se jam i mërzitur, jo i frustruar sepse e dinim se do të ishte e vështirë, por rrethanat nuk kanë qenë të mira”, u shpreh Pochettino, në sezonin e parë në krye të Chelsea.

Dëmtimet na bëjnë të vonohemi pak dhe të mos përparojmë ashtu siç kemi dashur, prandaj jemi vonë në rrugën tonë për të arritur gjërat. Nuk kam dyshim se do të vonojmë, por do të performojmë dhe fitojmë ndeshje dhe jemi në pozicionin që meritojmë të jemi”, tha argjentinasi.

Objektivi është të marrim të gjitha pikët në ndeshje që luajmë. Ndoshta për njerëzit që janë jashtë skuadrës kjo duket një çudi por jo për ne. Kjo ishte pritshmëria ime gjatë gjithë kohës, dua të fitoj. Duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të marrim pikë, por nuk mund ta arrijmë këtë nëse nuk e fitojmë. Duhet ta meritojmë dhe të jemi më konkurrues. Tani duhet të vazhdojmë të lëvizim në të njëjtin drejtim”, tha Pochettino.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm