E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Pochettino thur elozhe për Brojën

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, tha se ka zhvilluar bisedime me pronarët e klubit për të diskutuar në lidhje me merkaton e janarit. “Ne po vlerësojmë skuadrën aktuale, si gjithmonë”, tha Pochettino.

“Ne patëm një bisedë me pronarët dhe drejtorin sportiv dje dhe sot. Ne po kërkojmë, ashtu si edhe ekipet e tjera, mundësitë që do të ofrojë merkato e janarit. Gjithçka shkoi mirë në këto takime, ne mbajmë gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, tha trajneria rgjentinas.

Shefi i Chelsea hodhi poshtë sugjerimet se londinezët do të duhej të shesin lojtarët me radhë përpara se të blejnë, në mënyrë që ata të përmbushin kërkesat e “Fair Play Financiar”, duke thënë: “Jo, nuk është kështu”.

“Ka shumë thashetheme që qarkullojnë. Nuk është e nevojshme të shesim nëse duam të blejmë disa lojtarë”, tha Pochettino.

Me Christopher Nkunku të lënduar përsëri dhe Nicolas Jackson të larguar në Kupën e Kombeve të Afrikës, Pochettino hodhi poshtë sugjerimet që Chelsea duhet të nënshkruajë me një sulmues.

“Jam shumë i lumtur sepse kemi Armando Broja dhe Cole Palmer që mund të luajnë në pozicionin e sulmuesit. Ne kemi nevojë për linjën tonë të dytë të lojtarëve sulmues për t’u rritur dhe për të shënuar gola. Unë jam shumë pozitiv dhe i lumtur me skuadrën”, tha argjentinasi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm